×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Video e ambasadës amerikane, ambasadori tergon nëse ka lidhje me fushatën kundër produkteve serbe

    Insajderi
    27 January 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas zhvillimeve në veri të Republikës së Kosovës dhe kërcënimeve të Vuçiqit me luftë, në Kosovë është organizuar një fushatë për bojkotimin e produkteve me origjinë nga Serbia.

    Dikush që është pjesë e kësaj fushate kishte realizuar edhe një video në të cilën shihej duke hapur produkte të Serbisë e në paketimet e të cilave kishte plumba.

    Një fushatë e tillë kishte nxitur edhe reagime të shumta në Serbi. Ndërkohë në këtë kohë kur po zhvillohet një fushatë kaq e madhe kundër produkteve serbe, Ambasada e SHBA-së në Beograd ka publikuar një video në të cilën promovohet tregu i hapur i produkteve.

    Por a ishte kjo një përgjigje ndaj fushatës në Kosovës kundër produkteve serbe. Për këtë ka folur ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill. Ai ka thënë se një gjë të tillë duhet ta gjykojnë shikuesit.

    “Ne besojmë në shkëmbimin, në ndërveprimin paqësor të komuniteteve. Nëse do të ketë ndonjë reagim, do ta lë në dorën tuaj dhe shikuesve të tjerë”, ka thënë ambasadori amerikan për agjencinë Beta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark