×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    VIDEO/ Një iluzion optik i cili tregon që ngjyrat i shohim gabimisht

    Insajderi
    06 January 2023 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithëve u duket që katrori ndryshon ngjyrën

    Akiyoshi Kitaoka, psikolog dhe artist japonez, ka krijuar një iluzion optik në të cilin një katror i vogël ndryshon ngjyrën, edhe pse në fakt është i pandryshueshëm.

    Iluzioni optik në ngjyra zbulon se si është në gjendje truri ynë të ndryshojë mënyrën me të cilën percepton ngjyrat.

    Akiyoshi krijoi këtë iluzion për të treguar se objektet në lëvizje mund të mashtrojnë trurin tonë për të marrë me mend ngjyrën e objektit në vend që të njohë ngjyrën e tij të vërtetë, transmeton Telegrafi.

    – Duket që ky katror lëvizës ndryshon ngjyrën, edhe pse në fakt ngjyra mbetet e pandryshuar – ka shkruar Akiyoshi.

    Dhe në të vërtetë, kur shikoni videon, mund të shihni se katrori ndryshon ngjyrën nga gri në rozë, por lëvizja e katrorit dhe ngjyra e përgjithshme mashtrojnë trurin tonë që të mendojë se kjo po ndodh në të vërtetë. Në realitet, ngjyra e katrorit mbetet konstante.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark