Nëse ndodhë një ngjarje e cila zgjon debat publik, atëherë është një reper i cili bënë një këngë për atë ngjarje.
E ky është reperi patriotik nga Presheva, Gold AG i cili përkundër se mendon që bënë hip-hop, nuk lë zhanër të muzikës pa prekur.
Ashtu sikurse nuk ka lënë këngëtarë pa e ftuar për bashkëpunim. Ose anasjelltas.
Kësisoj Arian Agushi i njohur në publik si Gold Ag në vazhdën e bashkëpunimeve me kënëgatrë e këngëtare të tjera, ka paralajmëruar edhe “viktimën” e radhës.
Në rrjetin social “Facebook”, Gold AG, ka bërë të ditur për bashkëpunimin e tij të radhës me këngëtaren Leonora Jakupi.
Natyrisht, ky bashkëpunim ashtu sikurse të tjerë bashkëpunime të GOLD AG kanë suksesin e tyre tek audienca e cila pëlqen këtë lloj muzike, ashtu sikurse që është e natyrshme që sjellja e ndonjë vlere në muzikë në këtë rast, do të mungoj.