×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Viola von Cramon me deklaratë para takimit Kurti-Vuçiq: Pala që refuzon marrëveshjen izolohet ndërkombëtarisht

    Insajderi
    25 February 2023 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Si Kurti, ashtu edhe Vuçiq e dinë shumë mirë se pala që e refuzon marrëveshjen, ose pala qe tregohet jo konstruktive, do të izolohet gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht dhe do të fajësohet për dështimin”. 

    Kështu është deklaruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, vetëm dy ditë para takimit në Bruksel, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

    “Kjo mund të çojë në një përkeqësim të relatave me BE-në dhe në ndalimin e disa proceseve të rëndësishme”, tha Von Cramon për AP.

    “Ky plan do të zhbllokojë vendosmërisht dhe realisht perspektivën evropiane të Kosovës, por edhe të Serbisë. Të dyja vendet e dinë shumë mirë se pa zbatimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, nuk do të ketë anëtarësim në BE. Kosova ka shumë për të fituar, duke përfshirë hapjen e rrugës për pesëshen mosnjohëse të BE-së për të lëvizur qëndrimet e tyre për shtetësinë e Kosovës, përfshirë Spanjën”, ka thënë tutje ajo.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark