Portieri Visar Bekaj e ka nisur karrierën e tij tek skuadra turke, Hatayspor.
Gjiganti kosovar, Bekaj i cili kompletoi transferimin e tij tek skuadra e Demirel këtë javë, ka luajtur sot ndeshjen e parë me ekipin turk.
Bekaj u paraqit në ndeshjen miqësore ndaj ekipit anglez, Hull City.
26 vjeçari i cili ka kualitete të mëdha u paraqit në pjesën e dytë të takimit, ku mbrojti për 45 minuta.
Ndeshja miqësore përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.