×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Viti 2016 – Për këtë arsye Dejona Mihalit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë

    Insajderi
    16 February 2023 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ishte viti 2016 dhe Ministria e Punëve të Brendshme kishte lëshuar ndalesë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës për Koordinatoren e Komiteteve dhe Anëtaren e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Dejona Mihalit, shkruan Insajderi.

    Ishte Ministri i Brendshëm i asokohe, Skender Hyseni, i cili kishte dhënë këtë urdhër për ndalimin e hyrjes së Mihalit.

    “Në vitin 2016, tre eksponentë të këtij ‘Grupi’ u patën deportuar nga Kosova me vendim të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, sepse kishin shkelur ligjin për qëndrim në Kosovë. Në atë kohë, unë isha Ministër i Punëve të Brendshme. Drejtoria pë Migrim dhe të Huaj kishte kryer punën e vet në pajtim me ligjet në fuqi, pas asnjë ndërhyrje politike”, ka shpjeguar Hyseni.

    “Sidoqoftë, pak kohë më vonë VV e cila e thoshte se ‘ishte deportim politik’, organizoi një sulm të turpshëm ndaj meje, në kohën time të lirë, ndërsa po lëvizja në veturën time private. Me 22 korrik 2016, ndërsa po ngisja veturën time private, një grup i VV-së, të cilët u identifikuan më vonë, por çuditërisht, u liruan nga gjykata, hodhen ngjyrë në xhamin e përparm të veturës”.

    “Si pasojë, nga pamundësia e pamjes për të drejtuar automjetin tim nga ngjyra e hedhur, vetura ime në lëvizje u aksidentua me dy vetura tjera. Pak orë më vonë, me një komunikatë, Vetëvendosja mori përgjegjësinë për sulmin ndaj meje. Dhe prap, çuditërisht, asnjë verpim ligjor nuk u ndërmorë kunder VV-së, ndonëse sulmi kishte vë në rrezik jetë njerëzish”, pati rikujtuar Skender Hyseni.

    Asokohe Lëvizja Vetëvendosje akuzonte Qeverinë e Kosovës për “dëbim” të aktivistëve të saj.

    Policia e Kosovës kishte ndaluar në kufi koordinatoren e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali,  dhe e kishte kbajtur për tri orë në pikën kufitare e pastaj e kanë kthyer duke mos e lejuar të hyjë në Kosovë.

    Ngjashëm kishte ndodhur edhe me Boiken Abazin, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes, si dhe me Arbër Zaimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark