×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vjen reagimi i Serbisë pas raportimeve se Beogradi ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me armë

    Insajderi
    12 April 2023 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mohuar shkrimin e agjencisë Reuters, i cila iu referua dokumenteve të zbuluara nga Pentagoni, se Serbia i ka shitur apo synon t’i shesë armë Ukrainës.

    Në këtë kontekst, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai ka theksuar se “Serbia nuk ka shitur dhe as do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as vendeve në mjedisin e atij konflikti”.

    “Synimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë vendin tonë dhe ta tërheqë atë në një konflikt në të cilin ne nuk do të marrim pjesë. Ne vazhdimisht i përmbahemi politikës sonë të vendosur”, citohet të ketë thënë Vuçeviq.

    “Ne i kemi mohuar ato gënjeshtra më shumë se dhjetë herë dhe ja ku jemi, do ta bëjmë përsëri. Serbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase, as asaj ruse dhe as vendeve që e rrethojnë atë konflikt”, ka thënë më tej Vuçeviq.

    Reagim i Serbisë vjen pasi ishte raportuar se ky vend ka rënë dakord të furnizojë me armë Kievin ose i ka dërguar ato tashmë, sipas një dokumenti të klasifikuar të Pentagonit.

    Siç kishte vënë në pah Reuters, përcjell Telegrafi, dokumenti, një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake ose armë, ishte në mesin e dhjetëra dokumenteve të klasifikuara të postuara në internet javët e fundit në atë që mund të jetë rrjedhja më serioze e sekreteve amerikane në vite.

    I titulluar “Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, dokumenti në formën e grafikut rendit “pozicionet e vlerësuara” të 38 qeverive evropiane në përgjigje të kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake.

    Dhe siç thuhej më tej, grafiku tregonte se Serbia refuzoi të ofronte trajnime për forcat ukrainase, por ishte zotuar të dërgonte armë vdekjeprurëse ose e kishte furnizuar Ukrainën tashmë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark