×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vjen reagimi i Sllovakisë mosnjohëse për marrëveshjen në Ohër

    Insajderi
    19 March 2023 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sllovakia përgëzon Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për pajtimin ne arritur në Ohër rreth Aneksit të Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për Normalizimin e Marrëdhënieve, shkruan Insajderi.

    Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Rastislav Kaçer, i cili përmes një cicërime në Twitter ofroi edhe mbështetjen e Sllovakisë për zbatimin e marrëveshjes.

    “E përgëzoj kurajon dhe përgjegjësinë politike të liderëve të Serbisë dhe Kosovës. Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përforcimit të stabilitetit rajonal. Është esenciale të kryhen elementet për të cilat është pajtuar për të çelur potencialin e plot për të gjitha palët. Sllobakia është e gatshme të orojë mbështetje”, ka shkruar Kaçer.

    Kujtojmë se Sllovakia është njëra nga pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në Bashkimin Evropian, por e cila vazhdimisht e kanë lënë të hapur çështjen e njohjes varësisht nga konkluzioni i dialogut të Fascilituar nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Insajderi/

    https://twitter.com/RastislavKacer/status/1637389208598859782?s=20

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark