×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Vjosa nuk mund të injorohet. Të bën të ngritësh në këmbë për të”, Kica-Xheli lë mbrapa adhurimin për Osmanin dhe kalon në LDK

    Insajderi
    07 September 2022 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Doarsa Kica-Xhelili e ka lënë përfundimisht Listën “Guxo” të themeluar nga Vjosa Osmani-Sadriu për të kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti kjo që dikur i përkiste tash Presidentes së vendit.

    E pikërisht për këtë të fundit, Doarsa Kica-Xhelili, kishte fjalë të mëdha në maj, kur shënohej Dita e Presidentit.

    Ajo e pati lartësuar Osmanin, duke u shprehur e lumtur që atë e njeh nga afër dhe para se ta marrë pozitën e shefes së shtetit.

    “Jo rëndom qëllon që njerëzit e njohin nga afër Presidentin apo Presidenten e tyre. Natyrshëm, Vjosa, duke qenë ajo që është, nuk përkon shumë me idenë e të bërit të gjërave ashtu që ato të jenë të pranueshme për masën domosdoshmërisht. Vjosa, duke qenë sikurse është, i bën gjërat asisoji që ajo është e bindur se i shërbejnë zhvillimit të vendit, pavarësisht gjykimit eventual të masës, por gjithmonë duke i shërbyer masës”, pati shkruar ajo, transmeton Gazeta Insajderi.

    Deputetja nuk ishte ndalur më kaq pasi pati vazhduar të thur lavde për Vjosa Osmanin duke thënë se ajo të bënë të ngritësh në këmbë për punën e saj, e madje presidentja po shkruante historinë.

    “Prandaj Vjosa edhe mund të sulmohet. Prandaj me Vjosën edhe mund të mos pajtohen të gjithë. Por, për arsyet e njëjta, Vjosa nuk mund të injorohet – as brenda, as jashtë. Vjosa punon shumë teksa shkruan historinë e shpërfaqjes së një Kosove ku për Presidentin ngritesh në këmbë, jo për arsye institucionale, jo për arsye protokolare, por për arsye të ndjesisë së përfaqësimit dinjitoz që ky vend sot e ka, për shkak të saj, e që nuk e mbaj në mend ta kem ndjerë pas 21 janarit të vitit 2006. Vjosa, Presidentja jonë, Urime dita yte e merituar”, tha ajo.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark