×
  • Lajme
  • Lajme

    Voziti 305 km/h, Policia e arreston Aleks Vishajn dhe ia bllokon Lamborghini

    Insajderi
    17 March 2023 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia shqiptare e ka ndaluar Aleks Vishaj, i cili shkeli rregullat e komunikacionit duke vozitur jashtë shpejtësisë së lejuar në tunelin e Kalimashit ditë më parë.

    Sipas Policisë, Vishaj qarkulloi me shpejtësi prej 305 km/h. Policia, përveç shoqërimit të Vishajt, i ka bllokuar automjetin Lamborghini.

    Vishaj është dënuar me 870 euro.

    “Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark