×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq është kundër që Daçiqi të jetë kryeministër i ardhshëm i Serbisë

    Insajderi
    06 December 2023 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk po mendon për kryeministër të ri kryetarin e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, ndërsa shtoi se lista zgjedhore e Partisë Progresive Serbe (SNS), do të ketë një shumicë absolute.

    “Njerëzit në Partinë Progresive Serbe (SNS) po mendojnë për të paktën dy propozime. Edhe unë po mendoj, por asnjë nga ato propozime për kryeministër nuk është Ivica Daçiq, tani për tani”, tha Vuçiq në një intervistë për NIN.

    Ai këtë e deklaroi teksa reagoi ndaj listës zgjedhore të socialistëve, e cila quhet “Daçiq kryeministër” dhe fjalëve të Daçiqit pas zgjedhjeve të vitit 2012 se mund të mos dihet se kush do të jetë president, por dihet se kush do të jetë kryeministri i ri.

    Vuçiq deklaroi se Daçiq dëshiron të shkojë me SNS, por se “të gjithë njerëzit e tjerë thonë ndryshe”, raporton N1.

    Udhëheqësi serb tha gjithashtu se lista e së cilës është bartës, SPS nuk do të ketë nevojë për koalicione pasi do ta ketë shumicën.

    “Ne nuk do të kemi nevojë as për pakicat… Ne do të kemi një shumicë absolute vetë, nëse nuk ndodh diçka në nëntë ditët e fundit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare kemi fituar 42 për qind dhe tani do të fitojmë dukshëm më shumë”, tha Vuçiq.

    Zgjedhjet parlamentare, rajonale dhe në disa komuna do të mbahen më 17 dhjetor. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark