×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vuçiq flet për situatën në Veri, çfarë po paralajmëron presidenti serb?

    Insajderi
    18 May 2023 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një paraqitje para gazetarëve ka folur edhe për situatën në veri të Mitrovicës.

    Vuçiq ka kujtuar se nesër do të bëhet betimi i kryetait të ri në Mitrovicën Veriore dhe se kjo gjë mbështetet nga vendet e Kuintit.

    Tutje, ai pretentoi se situata në veri është e rëndë, përcjell Insajderi.

    “Dje fola me Derek Chollet, Gabriel Escobar dhe Christopher Hill. Situata në veri të Kosovës është shumë e rëndë. Kërkoj nga serbët që ta ruajnë paqen”, tha ai.

    “Jam i shqetësuar për të nesërmen dhe gjithçka që vjen pas së nesërmës”, deklaroi Vuçiq.

    Ditë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tregoi se ka diskutuar me zyrtarë të bashkimit evropian për problemin me disa ndërtesa në Mitrovicën Veriore, pa e specifikuar nëse bëhej fjalë për objektet komunale.

    Ndërkohë në media është raportuar se nesër mund të ketë trazira në veri për shkak të emërimit të kryetarëve të rinj. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark