×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vuçiq i vetmuar në Pragë, videoja bëhet virale

    Insajderi
    06 October 2022 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka marrur pjesë në takimin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian. Ai atje u gjend i vetmuar, një video e tillë u bë virale në rrjetet sociale.

    Vuçiq, i vetmuar qëndron në telefonin e tij, ndërsa homologët e tij shihen duke bashkëbiseduar me pjesëmarrës të tjerë.

    Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën janë bashkuar liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane.

    Kjo nismë synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark