×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq pas takimit me “pesëshen e madhe” diplomatike: Njëherë Asociacionin, pastaj bisedimet

    Insajderi
    20 January 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se është koha të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili, siç theksoi ai, jo vetëm që është premtuar por edhe është nënshkruar dhjetë vjet më parë, raporton nova.rs, përcjell Insajderi.

    Vuçiq pas takimit me delegatët ndërkombëtarë tha se sot ishte shumë e vështirë, ndoshta biseda më e vështirë që ata kanë pasur ndonjëherë.

    “Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën biem dakord është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe kur individë të papërgjegjshëm do të rrëzojnë paqen dhe stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiq.

    Ai shtoi se si president i Serbisë sot pa mëdyshje është përballur me problemet dhe sfidat që do t’i viheshin Serbisë “nëse nuk pajtohemi me planin e sotëm”.

    “Në këto dhe këto kushte, ne kemi kërkuar nga katër plus Miroslav Lajçak, gjegjësisht përfaqësuesve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe besojmë se është koha e fundit të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili jo vetëm u premtua, por edhe u nënshkrua 10 vjet më parë, dhe është një çështje urgjente, sepse vetëm pas kësaj mund të bisedohet dhe të kthehet në institucione dhe çfarë normalizimi të situatës”, tha Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark