×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq urdhëron të hiqet gjendja e gatishmërisë luftarake

    Insajderi
    29 December 2022 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjendja e gatishmërisë së shtuar luftarake në Forcat e Armatosura të Serbisë është shfuqizuar me vendim të presidentit dhe komandantit të përgjithshëm Aleksandar Vuçiq, konfirmoi presidenca serbe për Tanjug.

    Gatishmëria luftarake është shpallur më 26 dhjetor për shkak të situatës në veri të Kosovës, përcjell Insajderi.

    Vuçiq si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë urdhëroi që ushtria dhe të gjitha njësitë e MPB-së të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

    Pasi mori garanci nga SHBA për serbët e Kosovës, Vuçiq bëri thirrje të tërhiqen edhe barrikadat e vendosura nga serbët në veri të vendit. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark