×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Wagneri është aktiv”, analizon Ramabaja, hedhë akuza edhe ndaj Pekinit zyrtar

    Insajderi
    06 November 2022 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik, Sadri Ramabaja përmes një lidhjeje në Skype për televizionin MCN komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë.

    Sipas tij do të ketë ngjarje të nxehta dhe akte dhune, pasi ushtria private ruse, Wagner është aktive.

    Do kemi ngjarje të nxehta në javët në vijim. Gjasat janë reale që të ndodhin akte dhune, sepse brigadat e shërbimeve ruse dhe serbe, Wagneri është aktiv. Është fatkeqësi që Perëndimi s’e ka marrë seriozisht. Problematika e përplasjes mes NATO-s dhe Serbisë mos të bëhet në truallin e Kosovës, por të bartet brenda Serbisë” – tha Ramabaja.

    Ai hodhi akuza edhe ndaj Pekinit zyrtar.

    Sipas Ramabajës, vendimi i Beogradit nuk është vetëm i Beogradit, ata kanë informuar edhe Moskën dhe Pekinin.

    “Nuk kemi të bëjmë me vendimin e një partie autonome sepse nuk është parti autonome. Edhe vendimi i Beogradit nuk është vetëm i Beogradit, kanë informuar Moskën dhe Pekinin. Ka disa muaj që Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës kanë paralajmëruar skema të luftës së mundshme në Ballkan” – tha ai.

    Ramabaja poashtu tha se skema e Putinit për të shpërqendruar vëmendjen e botës nga Ukraina po jetësohet në Veri të Kosovës.

    Skema e Putinit për të shpërqendruar vëmendjen e botës nga Ukraina, ka ardhur koha që të jetësohet në Veri të Kosovës, qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Ka tensione edhe në Beograd. Vuçiç ka luajtur në dy karrige, por tani ai ‘de facto’ ai është dorëzuar brenda elementëve radikalë, si në koalicionin qeverisës dhe elementi fashist në Parlamentin e Beogradit“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark