×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Weinstein deklarohet i pafajshëm, ish-producenti mohon 11 akuza për sulm seksual në Los Anxheles

    Insajderi
    22 July 2021 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-producenti i Hollivudit, Harvey Weinstein nuk pranoi fajësinë në një gjykatë në Los Anxhelos për 11 akuzat për “përdhunim” dhe “sulm seksual” kundër pesë grave në Kaliforni. 69-vjeçari, i cili tashmë po vuan 23 vjet burg për përdhunim, është rikthyer në qytetin ku ai dikur kryesonte marrëveshjet e filmit për t’u përballur me më shumë akuza, që mund të rezultojnë në 140 vjet shtesë burg.

    Ish-producenti i Hollivudit, Harvey Weinstein, u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për përdhunim dhe sulme seksuale, teksa u paraqit para një gjykate në Los Anxheles të Kalifornisë.

    Ai udhëtoi atje nga Nju Jorku, ku është duke vuajtur dënimin me 23 vjet burgim për krime të ngjashme, ndërsa më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për abuzime seksuale.

    69-vjeçari, i cili përballet me 11 akuza sulme seksuale, tha në gjykatë se është i pafajshëm dhe se çdo marrëdhënie seksuale ishte konsensual.

    Deklarimi i pafajësisë është regjistruar,” tha gjykatësi Sergio Tapia, pasi një avokat foli në emër të Weinstein, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, në një karrocë me rrota.

    Weinstein akuzohet për sulme seksuale të pesë grave në Los Angeles, përfshirë Lauren Young, e cila pretendon se producenti i “Pulp Fiction” e sulmoi seksualisht atë në një hotel në Beverly Hills në 2013, kur ajo ishte një aktore 22-vjeçare aspiruese.

    Nëse dënohet, Weinstein mund të përballet me dënim maksimal prej 140 vjetësh burg.

    Pretendimet e raportuara në vitin 2017 kanë kontribuar në themelimin e lëvizjes #MeToo (Edhe unë), e cila ka inkurajuar njerëz në të gjithë botën që t’i ndajnë publikisht përvojat e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.

    Harvey Weinstein është autor i disa filmave të njohur përfshirë “Shakespeare in love” dhe fitues i çmimit “Oscar” për fotografinë më të mirë në vitin 1999.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark