×
  • Sport
  • Sport

    West Ham është kampioni i këtij edicioni të UEFA Conference League

    Insajderi
    07 June 2023 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës u luajt finalja e Conference League ndërmjet Fiorentinës dhe West Hamit.

    Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën West Hami fiton një 11-metërsh.

    Nga pika e bardhë në minutën e 62-të Benrahma gjuan saktë, duke kaluar anglezët në avantazh.

    Mirëpo nuk zgjat shumë gëzimi i West Hamoit, pasi Fiorentina në të 67’ barazon me Bonaventurën.

    Fundi u buzëqesh anglezëve. Në minutën e 90-të Bowen merr një top nga mesfusha dhe del i vetëm përballë portierit të Fiorentinës, duke realizuar golin fitores.

    West Hami kështu bëhet fituesi i edicionit të dytë të Conference League, pas Romës që në sezonin e parë fitoi 1-0 në Tiranë me Feyenoordin. /Syri/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark