×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhaferi: Jemi mirë, tani gjithçka do të bie në vend të vet

    Insajderi
    28 April 2017 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari historik shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i zgjedhur dje në një seancë të jashtëzakonshme, ka komentuar situatën e mbrëmshme për zeri.info.

    Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni do të ketë pasojat e veta.

    “Situatë e vështirë. Veprimet e mbrëmshme do të kenë pasojat e veta”, ka thënë Xhaferi për zeri.info.

    Megjithatë ai ka shtuar se tani pritet që gjithçka të bie në vendin e vet, ndërkohë që ka konfirmuar se deputetët shqiptarë janë mirë.

    “Ne u evokuam menjëherë dhe nuk ishim më në rrezik. Sidoqoftë, tani besoj që gjithçka do të bie në vendin e vet”, ka shtuar Xhaferi për zeri.info.

    Ndërkohë dje me tu zgjedhur kryetar i Kuvendit, Xhaferi ka premtuar se në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark