×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Xhavit Haliti: Prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës

    Insajderi
    16 September 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar për takimin në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë

    Haliti tha se prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës.

    Tutje, Haliti tha se i vjen keq që po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosje për ta futur në gabime kryeministrin Kurti.

    Postimi i plotë i Halitit:

    Marrëveshja e vitit 2013, për ata që dinë të lexojnë politikisht, në mes rreshtave, në vetëvete e ka njohjen “De Fakto”. Por, fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë.

    Obligimet që kanë marrë të dyja vendet, nëse nga të dyja palët ka gadishmëri që të zbatohen obligimet, procesi në vetëvete do jetë njohja reciproke e padeklaruar. Prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës.

    Më vjen keq që po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosje per ta futë sa më thellë në gabime zotin Kurti, pasojat e së cilës na shpiejnë në rrugë pa kry. Prandaj, mendoj që në bisedime duhet të jemi largpamës për të ardhmen e vendit dhe të rajonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark