Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli do të debutojë nesër në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Ylli do të ketë përball skuadrën e Benficas, e cila ka epërsinë e fushës vendase.
Ylli ka nevojë për një mrekulli, sepse kanë marrë shortin më të vështirë të mundshëm, përballë Benfica-s në çerekfinale. Por trajneri Beciragic di si t’i shokojë favoritët dhe një fitore ndaj Benficës do t’i çonte ata në gjysmëfinale kundër Keravnostit, shkruan tutje faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve.
Benfica është kampionë i Portugalisë dhe mikpritës i kualifikimeve. Titulli i tyre më 2022 ishte i 28-ti, ata fituan Kupën 22 herë, 12 trofe të Kupës së Ligës dhe 14 Superkupa.