Corentin Tolisso është i destinuar të ndezë merkaton pasi nuk po rinovon me Bayern Munich.
Mesfushorit francez i skadon kontrata me bavarezët në fundn e këtij sezoni dhe asnjë nga palët nuk është duke hedhur hapa konkretë për të bërë një marrëveshje të re.
Kështu, nga mediat europiane largimi i tij duket si diçka e sigurt dhe shumë klube janë hedhur në sulm për shërbimet e tij.
Sipas Kicker, së fundmi për të po përplasin brirët edhe tre klube italiane.
I pari në listë qëndron kampioni në fuqi i Italisë, Interi. Beppe Marotta po tenton një afrim luksi me parametër zero duke parë edhe vëshirësitë financiare të klubit.
Megjithatë, ai duhet të përballet me konkurencën e Juventusit që është future në garë fuqishëm për francezin. Ndërkohë nuk duhet lënë pa u vënë re edhe interesimi i Romës. Influenca e Mourinhos mund të ndikonte jo pak në këtë tratativë. /oversport.tv