Emir Sahiti është lojtari më i fundit që zyrtarisht do përfaqësojë Kosovën.
Futbollisti i Hajduk Split ka shkëlqyer në muajt e fundit, prandaj me plotë meritë edhe është ftuar që të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.
Por, ky nuk është i vetmi lajm i mirë për Sahitin, ngase raportohet që skuadra italiane, Torino është e interesuar për shërbimet e tij.
Në fakt, trajneri i Torinos, Juric i admiron karakteristikat e lojtarit dhe do provojë ta transferojë këtë afat dimëror, kështu se paku raporton “Germanijak”.
Ndërkohë, te Torino gjenden edhe Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda.