×
  • Sport
  • Sport

    ​Ylli i Liverpoolit rikthehet në stërvitje

    Insajderi
    26 September 2023 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trent Alexander-Arnold është shumë afër që t’i rikthehet aksionit, pasi që mungoi në tri ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

    Liverpooli e fillon nesër aventurën në Carabao Cup kundër skuadrës së Championshipit, Leicester Cityt, dhe si duket Alexander-Arnold do të mungojë edhe në këtë përballje.

    Një lëndim në muskul në fitoren 3:0 ndaj Aston Villas rezultoi me yllin e Liverpoolit duke çaluar në “Anfield”, e më pas edhe në largimin e tij nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë.

    “Ju e shihni atë menjëherë, sigurisht është në stërvitje me ekipin, por nuk jam i sigurt nëse ai do të jetë i gatshëm. Dita e nesërme do të jetë shumë herët për Alexander-Arnold”, tha Ljinders, asistenti i Jurgen Klopp.

    Ndeshja e nesërme mes Liverpoolit dhe Leicester Cityt zhvillohet në “Anfield Road” me fillim nga ora 20:45.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark