Baseli ka regjistruar një fitore të thellë mbrëmjen e djeshme kundër Qarabagut.
Zviceranët kanë triumfuar me rezultatin 3:0, duke e mbyllur kështu grupin H në vendin e parë.
Një pozicion ky që i siguron kalimin në fazën tjetër të Ligës së Konferencës.
Goli i parë erdhi në minutën e 33-të nga Kabral, ndërsa në pjesën e dytë protagonist do të ishte edhe një lojtar shqiptar.
Bëhet fjalë për Pajtim Kasamin, i cili shfrytëzon një top në zonë për të tundur rrjetën në minutën e 62-të.
Ndërkohë për të fiksuar shifrat në 3:0 mendoi përsëri Kabral në minutën e 74-t.