×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohen emrat: Këta janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN”

    Insajderi
    09 May 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    VMRO DPMNE-ja shënoi fitore të thellë edhe në zgjedhjet parlamentare, me mbi 43 për qind të votave, apo 59 mandate nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

    Me këto rezultate, LSDM-ja përjetoi disfatën më të thellë që nga formimi i saj në vitin 1990.

    Ajo do t’i ketë 19 ulëse në Parlament, apo vetëm një më shumë se Fronti Evropian që kryesohet nga partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i cili mori 18 mandate.

    Koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, arriti të sigurojë 13 mandate.

    Nga 98.60% të rezultateve të përpunuara nga KSHZ, koalicioni “VLEN” ka fituar 13 deputetë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

    Më poshtë edhe deputetët fitues të këtij koalicioni:

    Njësia 1

    Izet Mexhiti

    Bekim Sali

    Njësia 2

    Afrim Gashi

    Rijad Murati

    Merita Koxhaxhiku

    Njësia 5

    Salim Sulejmani

    Njësia 6

    Bilall Kasami

    Bekim Qoku

    Mimoza Musa

    Halil Snopçe

    Fatmir Limani

    Saranda Imeri – Stafai

    Sadik Sulejmani

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark