×
  • Showbiz
  • Show

    Zbulohen ‘prapaskenat’ e dy banorëve të “BBVA” – Moderatorja e njohur i nxjerr zbuluar

    Insajderi
    04 April 2023 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja Erjola Doçi ka folur për rikthimin në Big Brother Vip Albania të Ronaldo Sharkës dhe Bledi Manes në primen e të shtunës.

    “Të dy i mbështes por Bledi Mane nuk e duroi dot tradhtinë që i bëra me Ronaldo Sharkën dhe shkoi u fut në shtëpinë më të famshme”, u shpreh Erjola për kolegët e saj të “E diell”.

    Ajo tha se nuk ka pasur asnjë njoftim nga Ronaldo me të cilin nisi bashkëprezantimin e një programi të dielën që lamë pas. Doçi e cilësoi sjelljen e Ronaldos si pabesi, megjithatë theksoi se ai ka dashur të shfaqë veten edhe njëherë duke qenë se herën e parë nuk pati mundësi.

    “Nuk kisha lajmërim. Erdhi pak si pabesi. Ronaldo e ka parë Big Brotherin si oaz që tërheq goxha klikime. Dhe ka dashur të shfaqë veten e saj se nuk pati kohë mjaftueshëm ta bënte”, tha ajo në “Procesi sportiv”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark