×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zëdhënësi i Komunës së Ferizajit reagon kundër Qeverisë për humbjen e fondeve nga BE-ja

    Insajderi
    08 January 2024 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Komunës së Ferizajit, Selim Marevci, ka thënë se Kosovës i kanë humbur fonde milionëshe.

    Kjo humbje e fondeve sipas tij vjen si pasojë e neglizhencës të digasterit të Integrimeve Evropiane që drejtohet nga Zëvendëskryeministri, Bisnik Bislimi.

    “Qeveria e Kosovës, si pasojë e neglizhencës, sidomos të digasterit të Integrimeve Evropiane që drejtohet nga Zëvendëskryeministri, e humb mundësinë për të anëtarësuar vendin në programet e INTERREG, ku do të kishim mundësi të shfrytëzonim fonde të mëdha për zhvillimin e komunave dhe rajoneve të Kosovës”, ka shkruar Marevci në rrjetin e tij në Facebook.

    Mes tjerash Marevci ka thënë se Kosova ka humbur edhe mundësinë e anëtarësimit në programet e ERUOMED dhe ADRION.

    Të gjitha këto programe sipas tij Qeveria i ka humbur shkaku i mos dijës.

    “Të gjitha këto programe me fonde janë në vlerë shumë milionëshe, që qeveria jonë i humbi pa asnjë arsye, vetëm si pasojë e mos dijës, arrogancës dhe neglizhencës. Të gjitha shtetet e Ballkanit kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe janë bërë anëtare, përveç shtetit tonë, Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

    Për fund ai ka kërkuar që dikush duhet të reagoj për këtë “dështim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark