×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zëdhënësi i Qeverisë Kurti i reagon Avdullah Hotit: Me çka nuk je i kënaqur?

    Insajderi
    18 January 2023 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar ndaj një shkrimi të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ku ky i fundit shpaloste kundërthëniet e Kurtit në Forumin Ekonomik që mbahet në Davos të Zvicrës.

    Kryeziu ka bërë shtatë pyetje si kundër-reagim ndaj shkrimit të Hotit.

    Ndërkohë, Hoti ka thënë se Kurti nuk mund të bëjë thirrje për investitorë teksa në tryezën tjetër flet për konflikte.

    Shkrimi i plotë i Kryeziut:

    Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?

    1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?

    2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj?

    3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend?

    4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni?

    5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët

    6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit?

    7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës? /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark