×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky kërkon ndihmën e BE-së për riparimet e sistemit energjetik

    Insajderi
    02 November 2022 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar ndihmën e BE-së për rivendosjen e rrjetit energjetik në vendin e tij, i cili është dëmtuar rëndë nga sulmet ruse.

    “Rreth 40% të sistemit energjetik është shkatërruar”, tha sot kreu i shtetit në një takim me komisionerin e Energjisë, të BE-së, Kadri Simson në Kiev.

    “Komisioni Evropian duhet të luajë një rol koordinues në rivendosjen e infrastrukturës energjetike”, tha Zelensky.

    Ai kujtoi Grupin e Kontaktit të Ukrainës, në të ashtuquajturin formati “Ramstein”, në të cilin vendet mbështetëse koordinojnë ndihmën e tyre për armë.

    “Për ekonominë dhe energjinë, duhet të ketë një grup të ngjashëm të formatit “Ramstein”, tha ai.

    “Jam i sigurt se do të riparojmë gjithçka. Dhe në një kohë më të qetë, kur situata në sistemin tonë energjetik të jetë sërish i qëndrueshëm, ne do të eksportojmë sërish energji elektrike në Evropë”, tha Zelensky, shkruan ATSH. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark