Tahir Batatina kishte shpallur kanditaturën e tij për selektor të Përfaqësueses së Kosovës, para se të zgjidhej Primoz Gliha në krye të saj.
Batatina është i ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në “Kanal 10”, ku edhe po diskutojnë për selektorin e ri të kombëtares së Kosovës.
Ai u pyet se a do të kishte punuar si zëvendës trajner i Glihas, por vet trajneri llapjan kategorikisht e mohoi këtë mundësi.
“Kurrë nuk kisha pranu me qenë ndihmës i Glihas. Nuk ka mundësi që të jem unë ndihmës i një ndihmësit.”, deklaroi Tahir Batatina.