×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova lëshon bomb*n në intervistën pas ndeshjes: Mendoj që duhet të ndërrohen disa gjëra të brendshme

    Insajderi
    13 September 2023 - 00:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka thënë pas ndeshjes se disa gjëra të brendshme duhet të ndërrohen.

    Zhegrova tha se s’do të flas për detaje, pasi s’i takon atij të flas, por siç tha ai, duhet diskutim nga të gjithë që të zgjidhet problemi.

    “Thënë të drejtën s’kam koment, besoj që kemi pasur shumë gjasa për tu kualifikuar me këtë grup që e kemi pasur. Mendoj që duhet të ndërrohen disa gjëra të brendshme, s’do të doja të flisja, sepse s’më takon mua të flas”.

    “Duhet të diskutojmë të gjithë së bashku dhe duhet ta zgjidhim të gjithë së bashku. Do të doja që kapiteni apo ndonjë lojtar tjetër më në moshë do të diskutonin me presidentin e ta zgjidhim këtë problem”, tha Zhegrova.

    Tutje, ai tha se e di që të gjithë tifozët janë nervoz me lojtarët e kombëtares, por sipas tij “të gjithë ne lojtarët e kemi dhënë maksimumin në stërvitje e në ndeshje”. /klankosova/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark