×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zjarr i madh në Lipjan, policia jep detaje(VIDEO)

    Insajderi
    21 September 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr sot në Lipjan ka përfshirë sot dy objekte dhe dy serra. Ndërsa një zjarrfikës ka marrë tretman mjekësor.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

    Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në  Lipjan. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës“, tha ajo.

    Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark