×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Zjarri dyshohet se ka filluar tek njehsorët elekrtik”, policia jep detaje për djegien e ndërtesës në Ferizaj

    Insajderi
    12 February 2024 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një objekt banesor dje është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli ka thënë për Insajderin se zjarri dyshohet se ka filluar tek njehsorët elektrik të kësaj ndërtese.

    Më tutje ai ka thënë se janë njoftuar edhe ekipe te KEDS të cilët sipas tij kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Veseli ka thënë për Insajderin se Njësia e Hetimeve në koordinim me prorkurorin kujdestar ka filluar hetimet se si ka arrdhur deri te ky incident.

    “Për pasojë e këtij incidenti të zjarrit, ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente kanë kërkuar 10 persona, ndërsa prej tyre 5 persona për tretman të mëtutjeshëm janë transportuar në QKUK -Prishtinë”, ka thënë Veseli.

    “Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke i evakuar banorët për shkak të tymit të krijuar”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark