×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zubin Potok, asnjë votues në qendrën më të madhe

    Insajderi
    23 April 2023 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qendrën më të madhe të votimit në Zubin Potok, atë 2813b, që është në rrugën Mitrovicë-Bërnjak, në dalje të Zubin Potokut, ende nuk ka asnjë votues, pavarësisht se gjithçka ka filluar në kohë.

    Kryesuesi i kësaj qendre të votimit, Ferid Shabani, deklaroi para mediave se në këtë qendër të drejtë vote kanë 4 mijë e 111 votues, ndërsa pritshmëritë e tyre janë që të dalin pak më shumë se 300.

    “Sa i përket daljes së votuesve nga 4 mijë e 111 votues për momentin nuk mund të them ndonjë parashikim se sa do të dalin, por shpresojmë që të paktën 8% do t’i përgjigjen nga numri i tërësishëm i votuesve. Sipas parametrave dhe sondazheve të bëra nga mediat e ndryshme dhe analizave të njerëzve që merren këto punë”, deklaroi Shabani.

    Sa i përket sigurisë, Shabani tha se gjithçka është qetë.

    “Sa i përket çështjes së sigurisë për momentin gjithçka është n rregull dhe shpresojmë ashtu siç ka filluar edhe do të përfundojë”, tha ai.

    Ndërsa, në këtë qendër këtë mëngjes është thënë se nuk ka asnjë vëzhgues, as nga subjektet politike e as nga organizatat joqeveritare. /KosovaPress/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark