Sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri është lënë jashtë grumbullimit për ndeshjet e shtatorit me kombëtaren zvicerane.
Andi Zeqiri i tha po Zvicrës para Kosovës, megjithatë kombëtarja e Zvicrës po vazhdon ta injorojë sulmuesin shqiptar, shkruan Insajderi.
Përzgjedhësi Murat Yakin ka publikuar sot listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Spanjës dhe Çekisë, teksa Zeqiri nuk është ftuar.
Për dallim nga Zeqiri, në grumbullim për ndeshjet e shtatorit në kuadër të Nations League, nuk mungojnë Shaqiri dhe Xhaka.
Futbollisti shqiptari nga Kosova i është kthyer golave me Baselin, por kjo nuk ka mjaftuar për të bindur selektorin Yakin.