Kandidatët e listës së LDK-AKR janë pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm në një tubim të mbajtur sot në Podujevë.
Kështu ka bërë të ditur kandidati për deputet nga AKR-ja, Jetlir Zyberaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai tha se e gjithë kjo përkrahje do t’u kthehet qytetarëve me një qeveri stabile politike.
“Ata që po kërkojnë referendum kanë mundur ta shohin sonte tubimin e Listës së LDK-AKR në Podujevë. Qytetarë e përkrahës të bashkimit tonë politik në Podujevë treguan se kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe ajo është 132. Podujeva, si edhe gjitha qytetet tjera në Kosovë, na kanë pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm.E gjithë kjo përkrahje, kthehet veç me një Qeveri stabile politike dhe me orientim kah zhvillimi e SHTETndërtimi”, ka shkruar ai.