Jetlir Zyberaj kandidati për deputet nga AKR në emisionin ‘Politiko’ në kanal 10 tha se kjo është hera e parë e tij që garon për deputet.
‘’Përvoja në politikë e imja nuk është e tanishme, unë kam qenë në vazhdimësi afër Behxhet Pacollit dhe gjatë aktiviteteve kam fitu eksperiencën e duhur mirë dhe drejtëqë ti futem garës për deputet’’ ka thënë Zyberaj, përcjell Portali.info.
Tutje kandidati për deputet nga AKR ka thënë se periudha aktuale që gjendemi tani është periudha më e rëndësime që vendi ka kalu që 20 vite.
‘’Pas pandemisë vendi po ballafaqohet me krizë ekonomike, gjithashtu edhe me një krizë politike ku shkaktarët e kësaj po garojnë prap edhe në këto zgjedhje të 14 shkurtit’’ u shpreh Zyberaj. Insajderi.org