×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ardian Nuhiu vazhdon kontratën me Dritën

    Insajderi
    13 May 2022 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, në ambientet e klubit të FC Drita  është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.

    “Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar sot në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç’rast i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani.

    Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC DRITA beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.

    Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubin tonë më 17 shtator, 2018.

    FC DRITA i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e FC Drita.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark