×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Arsim Thaqi, trajneri i ri i FC Suharekës

    Insajderi
    10 October 2023 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i Futbollit Suhareka ka njoftuar se ka emëruar trajner Arsim Thaqin.

    Thaqi do të pasojë Granit Begollin, i cili u shkarkua dje nga klubi suharekas.

    “Të nderuar adhurues të klubit tonë ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë z.Arsim Thaqi, i cili do vazhdojë rrugëtimin tonë drejt sukseseve dhe objektivave të klubit”, thuhet në njoftim.

    “Thaqi u prezantua nga i pari i klubit z.Rrustem Aliaj dhe nën praninë e aksionerëve të klubit , një emër i njohur i futbollit Kosovar i cili ka udhëhequr skuadra me renome e mjaft të forta si ; FC Prishtina , FC Drita , KF Malisheva etj”.

    “Nga dita e nesërme klubi do udhëtojë për në Shqipëri për një mini-fazë përgaditore e cila përveq skuadrës do ndihmojë edhe trajnerin e ri në njohje e sipër”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark