Kampioni i Kosovës, Ballkani ka bërë edhe një goditje të radhës në afatin kalimtar veror.
Mesfushori Vesel Limaj është përforcimi i radhës që ka zbarkuar në Suharekë, shkruan lajmi.net.
Limaj është prezantuar nga Ballkani përmes një video të publikuar në faqen zyrtare.
Ai në Suharekë është transferuar nga Rumania, saktësisht nga klubi i Hermannstadt.
“Edhe një kampion i bashkohet shtëpisë së kampionëve. Kemi kënaqësinë që t’u bëjmë me dije se mesfusha jonë është përforcuar me Vesel Limaj, kampion me Tiranën në Superioren e Shqipërisë e fitues i Superkupës, si dhe triumfues me Kukësin në Kupën e Shqipërisë” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e Ballkanit./Lajmi.net/