KB Peja ka arritur marrëveshje transferimi me reprezentuesin meksikan, Edgar Garibay.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori sportiv i klubit pejan, Arbër Elshani, përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook”.
Edgar Garibay është pjesë e Kombëtares së Meksikës. Ai është 31-vjeçar dhe pozita e tij është si qendër.
Garibay është i gjatë 211 cm.
”Edgar Garibay, reprezentuesi i Kombëtares së Meksikës është lojtari i ri i KB Peja.
Natën e mirë e gjumë të rehatshëm!” – ka shkruar Elshani. /insporti.com/.