Nderim Nexhipi është emëruar si drejtor i ri i klubit turk Manisaspor.
Manisa garon në Ligën e Parë të Turqisë dhe me emërimin e Nexhipit synojnë ringritjen në Superligën e Turqisë.
Ish-futbollisti i Partizanit, një ditë më parë është larguar nga pozita e Drejtorit Sportiv te skuadra e Ballkanit, ku fitoi dy tituj radhazi të Kampionit të Kosovës.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Manisës, falenderoj presidentin dhe administratën e klubit për mundësinë e dhënë. Duam të ndërtojmë një skuadër që të fitojë kampionatin, e ndjek futbollin turk prej vitesh dhe jam këtu për disa arritje të reja në karrierë. Do të bëjmë gjithçka të jetë e mundur që Manisa të luaj në Superligë. Unë kam fituar dy tituj kampionë me Ballkanin dhe u kualifikuam për në Conference League dhe dua ta vazhdoj këtë sukses duke ngjitur në maja edhe Manisën”, deklaroi Nexhipi pas zyrtarizmit te skuadra turke./IndeksOnline/