×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Emërohet trajneri i përkohshëm i Përfaqësueses së Kosovës

    Insajderi
    04 July 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas shkarkimit të Allain Giresse, Kosova ka zgjedhur një ‘ish’ për të drejtuar skuadrën përfaqësuese deri në fund të edicionit eliminator të Europianit Gjermani 2024.

    Bëhet fjalë për sllovenin Primoz Gliha, i cili ka drejtuar Kosovën edhe pas largimit të zviceranit Bernard Challandes, kur u zëvendësua pikërisht nga tani paraardhësi i tij, Allain Giresse.

    Slloveni 56-vjeçar, Primoz Gliha ka qenë prej kohësh pranë përfaqësues ‘dardane’ dhe në këtë eksperiencë të dytë në pankinën e Kosovës do të ndihmohet nga Afriom Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

    Kosova ka zhgënjyer në katër ndeshjet e para eliminatore, duke marrë vetëm tre pikë, falë tre barazimeve, teksa ëndrra për një vend në Europian është venitur tashmë, ndaj edhe FFK-ja ka vendosur t’i besojë sllovenit Gliha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark