Granit Begolli është bërë me ekip të ri.
Trajneri i ri kosovar e ka marrë në dorë ekipin e ri kosovar, Suhareka.
Pas suksesit që e arriti me Feronikelin ’74, të cilin e inkuadroi në Superligë, tash ish-trajneri i Vëllaznimit dhe i Lirisë do të mundohet të tregohet i suksesshëm edhe me Suharekën.
Ky klub i ka uruar mirëseardhje Begollit, të cilin e konsideroi si një punëtor të jashtëzakonshëm, me disiplinë të shquar dhe një drejtues teknik të fuqishë.