Shqipëria do të luajë një miqësore luksi me Italinë në muajin nëntor. Lajmi tashmë është zyrtarizuar nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit.
Përmes faqes zyrtare, FSHF njofton se Italia do të zbresë në “Air Albania” më datë 16 nëntor.
Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin tonë, ku axurrët nuk kanë shkelur më parë pargjatë historisë.
Përballja me Kampionët e Europës do të jetë një moment i veçantë për Kombëtaren tonë, që dëshmon edhe faktin se sa shumë janë rritur kuqezinjtë vitet e fundit.