Ish-lojtari i Ballkanit dhe llapit, Mirlind Daku edhe zyrtarisht është lojtari i skuadrës ruse, Rubin Kazan.
Rubin Kazan, sot ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar me anë të një postimi në “Twitter”.
Daku te Rubin Kazani ka kaluar nga Osijeku i Kroacisë. Në edicionin e fundi ishte i huazuar te Mura në Slloveni, ndërsa shkëlqeu duke realizuar 22 gola gjithsej. 19 gola i kishte në kuadër të kampionatit, në 33 ndeshje.