Nderim Nexhipi nuk do të jetë më drejtor sportiv i skuadrës së Ballkanit.
Ekipi nga Suhareka ka njoftuar të premten se ka ndërprerë bashkëpunimin me Nexhipin me marrëveshje të dyanshme.
Në njoftim thuhet se Nexhipi për shkaqe familjare nuk ka mundur të vazhdoj qëndrimin e tij në Kosovë, arsye që është mirëkuptuar nga krerët e Ballkanit.
Nexhipi për më shumë se dy vjet ka mbajtur postin e drejtorit sportiv te Ballkani, duke arritur të fitojë dy tituj kampioni të Kosovës dhe një Superkupë.
Ballkani ka falënderuar Nexhipin për kontributin e tij në këtë sukses dhe i ka bërë me dije se klubi nga Suhareka “gjithmonë do të mbetet një shtëpi e hapur” për Nexhipin.