×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ramos refuzon milionat e arabëve, rikthehet te ish-klubi i tij pas 18 vitesh!

    Insajderi
    04 September 2023 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sergio Ramos, pavarësisht marrëveshjes me Al-Ittihad, u dorëzua para thirrjes së Sevilla. Ai po rikthehet në Andaluzi pas 18 vitesh.

    Mbrojtësi veteran ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, spanjolli do të kthehet për të veshur fanellën e Sevilla.

    Kur gjithçka dukej e kryer për transferimin në Arabinë Saudite te Al-Ittihad, i linduri në vitin 1986 zgjodhi një rikthim në ekipin që e futi në mesin e profesionistëve.

    U fol edhe për një transferim të mundshëm në Turqi për ish-kapitenin e Real Madridit dhe Spanjës, por përpjekja e Galatasaray nuk solli “tymin e bardhë” proverbial.

    Pas përfundimit të kontratës me PSG-në, 37-vjeçari, kampion i botës dhe Europës me Spanjën, kishte mbetur pa kontratë.

    Nuk ishte e lehtë ta bindje të pranonte një propozim, duke pasur parasysh kërkesat e larta të lojtarit për rrogë, pavarësisht se karta e identitetit është rinovuar disa herë, por mundësia për t’u rikthyer për të veshur fanellën e Sevilla e ka zhbllokuar situatën.

    Ramos ka luajtur për PSG në dy vitet e fundit, pasi u largua nga Real Madridi, ku fitoi pothuajse gjithçka.
    Gjatë sezonit të kaluar, spanjolli bëri gjithsej 45 paraqitje, duke shënuar gjithashtu 4 gola mes Ligue 1, Champions League dhe kupave të Francës.

    Ramos, andaluziani nga Camas, do të kthehet në shtëpi pas 18 vitesh. Ishte Sevilla, në fakt, klubi ku u rrit para se “të martohej” me kauzën e Real Madridit, duke luajtur për 16 vite me “Los Blancos”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark