×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Shqipëria organizon Kampionatin Botëror në peshëngritje

    Insajderi
    21 December 2021 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria e peshëngritjes ka marrë një lajm të madh. Me votim unanim, Tirana është përzgjedhur për të pritur Kampionatin Botëror për të rinj për vitin 2023.

    Kështu, talentet më premtuese të shtangës botërore do të zbarkojnë në vendin tonë për të matur forcat në këtë kompeticion të rëndësishëm moshash.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Peshëngritjes, e cila ka njoftuar për përzgjedhjen e vendit tonë për të pritur këtë eveniment madhor. Gjithçka ka ndodhur dje, në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF), që u mbajt në Uzbekistan. I pranishëm ishte edhe kreu i FSHP-së, Elez Gjoza.

    Tashmë mbeten vetëm për t’u zyrtarizuar datat e aktivitetit, por ajo që ka rëndësi është fakti se Shqipëria do të presë një eveniment të përmasave botërore të peshëngritjes, pikërisht të sportit më të suksesshëm të vendit në arenën ndërkombëtare, që ka sjellë medalje të shumta Europiane dhe Botërore.

    Ndërkohë, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, gjatë qëndrimit në Tashkent është pritur nga presidenti i Komitetit Olimpik të Uzbekistanit, ku dhe ka marrë titull mirënjohjeje për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

    Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë Gjoza ndau për gazetën lajmin se do të jetë pikërisht Shqipëria, vendi që do të presë Asamblenë Zgjedhore të Federatës Botërore. Event që do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm dhe që pritet të bëhet zyrtare së shpejti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark